​Mourinho: Lojtarët paguhen për të qenë profesionistë - Arbëria News

​Mourinho: Lojtarët paguhen për të qenë profesionistë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka mohuar spekulimet se skuadra e tij nuk bën paraqitje të mira për shkak të marrëdhënies me të, duke thënë se vetëm lojtarët e pasinqertë luajnë varësisht sa e duan trajnerin.

Presioni është përsëri duke u grumbulluar mbi shpatullat e Mourinhos, pasi që skuadra e tij nuk ka arritur ta fitojë asnjë nga tri ndeshjet e fundit të Premierligës dhe tani pozicionohet në vendin e tetë në tabelë, transmeton Gazeta Express.

“Djajtë e kuq” do ta presin në shtëpi sonte Arsenalin në një ndeshje mjaft të rëndësishme për luftën për top katërshe. Nëse skuadra e Mourinhos pëson humbje, atëherë do të mbetet plot 11 pikë prapa skuadrës Unai Emerys.

Mourinho kishte pretenduar se çdo gjë është e mundur për skuadrën e tij dhe se atyre nuk u duhet një mrekulli për ta zënë një vend në top katërshe. Megjithatë, kur u pyet për lidhjen e tij me lojtarët e tij, Mourinho tha se ata paguhen për të qenë profesionist.

“Nëse mendon se një lojtar performon vetëm kur e mbështet trajnerin, unë i quaj këta lojtarë, sipas fjalëve tuaja, të pasinqertë. Një futbollist paguhet, dhe paguhet shumë mirë, për të qenë profesionist”, ka thënë Mourinho.

“Paguhen për të ushtruar çdo ditë deri në limitet e tyre, ta luajnë çdo ndeshje deri në limitin e tyre, të sillen sipas natyrës së punës së tyre, t’i respektojnë miliona tifozë të tyre rreth botës dhe ta respektojnë hierarkinë e klubit”.

“Nëse një lojtar nuk e bën këtë gjë, një gjë është të ketë paraqitje të mirë apo jo edhe aq të mira, një gjë tjetër është të jesh profesionist. Nëse thoni se një lojtar luan mirë ose keq për shkak të lidhjes me trajnerin, atëherë po e quani atë lojtar të pasinqertë”.

/Gazeta Express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =