10 fotot e papërsëritshme që do të mbeten në memorien e 100-vjetorit të Pavarësisë - Arbëria News

10 fotot e papërsëritshme që do të mbeten në memorien e 100-vjetorit të Pavarësisë

Një festë emblemë me një tortë gjigante që nisi në një formë të qytetëruar për të përfunduar më pas si gallata e rrjeteve sociale, mediave dhe televizioneve të huaja.

Në sheshin “Skënderbej” u krijua kaos nga qytetarët, të cilët shtyheshin që të merrnin një copë nga torta e Pavarësisë.

Dëshira për të shijuar tortën u shoqërua me tension, pasi qindra persona, sidomos të rinj, shtynë njëri-tjetrin mbi tortë.

Njerëzit e shqyen tortën me kova dhe duar, më pas u hodhën mbi të.

Madje, një gruaje rreth të 40-ve, i ra të fikët nga dyndjet. Qytetarët u turrën mbi tortë, duke treguar një babëzi të paprecedentë.

Prandaj sot po iu sjellim 10 foto të paharrueshme nga kjo festë që me siguri do t’ju ngrenë humorin.

Fundja festat për këtë janë apo jo?!

 

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =