Kryeveprat e 900-ës në Tiranë, Kumbaro:S’keni pse shkoni në Romë! - Arbëria News

Kryeveprat e 900-ës në Tiranë, Kumbaro:S’keni pse shkoni në Romë!

Për të shijuar kryeveprat e  artit roman nuk është nevoja të shkoni deri në Romë”. Kështu shkruan në Facebook-un e saj ministrja e Kulturës, e cila fton gjithë publikun kryeqytetas të bëhet pjesë e  ekpozitës së veçantë, e cila do të qëndorjë e hapur nga 16 janari deri më 2 prill 2017.

“S’ka nevojë  të shkoni deri në Romë, për #Roma900.Punohet intensivisht dhe investohet në Galerinë  Kombetare të  Arteve për të shpalosur kryeveprat tashmë pak hapa larg, këtu në  Tiranë duke filluar nga data 16 janar.Ndërkohë përgatitet skuadra e edukimit kulturor që për 3 muaj do të mirëpresë nxënësit e shkollave me një program të dedikuar për fëmije e të rinj”,– shkruan Kumbaro, e cila zbulon edhe disa foto nga instalimi i këtyre veprave në GKA..

100 kryeveprat e autorëve italianë të piktorëve të njohur romanë janë përzgjedhur nga fondi prej 3000 veprash të Galerisë së Artit Modern në Romë.

Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton përmes kulturës artistike e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX-të.

Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla (Ritratto di Nathan, 1910 – Portreti i Nathan-it), Carlo Carrà (Partita di calcio, 1934 – Ndeshje futbolli), Giorgio de Chirico (Combattimento di gladiatori, 1933-1934 – Ndeshje gladiatorësh), Filippo de Pisis (Natura morta – pesci e bottiglia, 1925 – Natyrë e qetë – peshq dhe shishe), Giuseppe Capogrossi (Giuochi del 1935 – Lojëra), Renato Guttuso (Tetti di Roma, 1957-59 – Pullazet e Romës) e Adolfo De Carolis (Donna con fiori – Nudo di donna con rose, 1910 – Grua me lule – Nudo gruaje me trëndafila).

Kryeveprat romane, një koleksion i çmuar nga 60 autorë të ndryshëm  sjellin të gjallë evolucionin e gjuhëve artistike të kohës duke kaluar nga Simbolizmi tek Futurizmi dhe nga Klasicizmi deri tek Abstraksioni.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − thirteen =