Kojota udhëton 35 kilometra e ngecur në parakolpin e makinës - Arbëria News

Kojota udhëton 35 kilometra e ngecur në parakolpin e makinës

Një grua kanadeze e shokur tregoi se si nje kojote, që ajo mendoi se e kishte përplasur, kur ndaloi e gjeti duke u dridhur në parakolpin e makinës së saj.

Georgie Knox, nga Airdrie,Kanada ishte në rrugën e saj për në punë, kur kafsha u përplas me automjetin të saj.
Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se kishte dëgjuar një “kërcitje” kur kishte përplasur kafshën, dhe kishte menduar se e kishte vrarë atë.
Kur Knox kishte ndaluar në një semafor, një punonjës ndërtimi kur e kishte informuar se në parakolpin e saj po qëndronte një kojoët.
“Kur dola për të parë, ky djalë i varfër po vështronte dhe po më thërriste”, tha ajo në Facebook.

Knox kishte ecur gjithë rrugës me shpejtësi pasi rruga nga Airdrie në Calgary, rreth 35 km ishte autostradë.

Kojota u lirua nga zyrtarët e kafshëve të egra në Kananaskis County, pranë ultësirës së Rockies, rreth 100 km në lindje të Airdrie.

“Është e qartë se nëna natyrë ka plane të tjera për këtë djalë të veçantë!” ajo tha.

Kojotat janë pak më të mëdha në përmasa se një dhelpër e kuqe,dhe konsiderohen si kafshë të zonës në Alberta.

/ArbëriaNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =