Vëllai i nxjerr sekretin, Thomas Strakosha ka luajtur i dëmtuar kundër Inter-it - Arbëria News

Vëllai i nxjerr sekretin, Thomas Strakosha ka luajtur i dëmtuar kundër Inter-it

Si duket Thomas Strakosha nuk ka luajtur në formën e tij më të mirë,ai ka sakrifikuar duke luajtur me injeksione mbrëmë ndaj Interit për shkak të një dëmtimi të pësuar në javën e fundit.

Gjithçka kishte kaluar në heshtje në radhët e klubit të Lazios, por nëpërmjet një postimi në Instagram, vëllai i portierit të përfaqësueses shqiptare, Dimitris, ka treguar se si gardiani i Lazios kishte bërë maksimumin për të qenë në fushë, ndonëse jo në formën më të mirë të mundshme.

“Ky është futbolli. Disa i fiton, disa i humbet. Të gjithë ata që të duan janë krenarë për ty dhe atë që ke arritur këtë vit. E meritojë padyshim të fitojë sot por nuk do të ankohem për këtë. Përkundrazi, dua të të them se të admiroj sepse pavarësisht humbjeve të forta që ndjeje në 3-4 ditët e fundit, more injeksione që të ishe në gjendje të lëvizje dhe luaje sonte, që tregon se sa shumë e dëshirojë një gjë të tillë. Të dua vëlla, tani ke nevojë të pushosh dhe të karikosh bateritë për sezonin tjetër”, shkruante vëllai i Strakoshës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + eight =