Pas një operacioni anti-kanabis i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali janë goditur katër grupe kriminale,  27 persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë janë shtetas italianë.

Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite. Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga operacioni.

 Të arrestuarit akuzohen për  veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.