-4 nga finalja e madhe e Berlinit flasin protagonistët - Arbëria News

-4 nga finalja e madhe e Berlinit flasin protagonistët

Pogba:
Të gjithë e dimë se si luan Barcelona. Ata kanë sulmin më të mirë në botë. Mund ta përgatisësh shumë mirë taktikisht këtë ndeshje por nuk është ky detaji që të bën ta fitosh një finale. Duhet të jemi sa më agresivë ndoshta edhe me pak fat. E dimë që nuk jemi favoritë prandaj do të japim maksimumin. Bëhet fjalë për një finale prandaj kurrë nuk i dihet si do të shkojë. Barcelona është një skuadër e madhe, case e dimë shumë mirë këtë por ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kjo është një finale. Mua më pëlqen loja e tyre, remedy por të shtunën dua t’i shikoj të humbasin. Njerëzit mund të besojnë atë që duan por unë jam i përqëndruar vetëm te finalja. Nuk e kam thënë asnjëherë se ky do të ishte sezoni im i fundit te Juventusi. Jam shumë i lumtur këtu dhe gjithmonë kam dashur të luaj në të tilla nivele. “Kjo është mënyra ime e të luajturit. Një gjë e tillë më ndodh me çdo trajner dhe mund të them që nuk e bëj qëllimisht. Duket sikur ka momente që pushoj në fushën e lojës por nuk është kështu. Dua t’u tregoj njerëzve që gabohen kur më gjykojnë në këtë mënyrë”.

Messi:
Kam qenë me shumë fat sepse kam luajtur me sulmues të mëdhenj për shumë vite. Kuptohesha shumë mirë me Ronaldinhon, kam patur në krah Eto’o, Tierri Henrinë, Pedron dhe Aleksis, por Neymar dhe Suarez janë në majë. Luajmë bashkë prej vetëm një sezoni dhe kemi shumë për të bërë së bashku. Mund të luajmë bashkë për një kohë të gjatë.E kam thënë edhe më parë që me cilësitë që ka, Neymar mund të bëhet më i miri në botë, e njëjta gjë vlen edhe për Suarez. Vizioni i tij për lojën, mënyra se si lëviz dhe instiktet e tij janë të pabesueshëm. Të tre japim më të mirën.Idhulli im ka qenë Ronaldo Fenomeni, sepse i shpikte golat nga hici dhe kishte një gjuajtje të frikshme. Por njëkohësisht më pëlqente të shihja Zidane.Ekziston mundësia që të luaj edhe si mesfushor.  Luaj shpesh në zonën e mesfushës, sepse me jep më shumë liri veprimi. Dëfrehem shumë si sulmues, por edhe paksa i tërhequr. Kam shumë lojtarë që kanë ndryshuar pozicion gjatë karrierës së tyre në zona ku nuk është e nevojshme të jesh shpërthyes.Humbja në finalen e Kupës së Botës ishte një zhgënjim i madh, por që të shtyn përmirësohesh më shumë. E kthen zhgënjimin në motivim. Mua më pëlqen të luaj por edhe të drejtoj një skuadër. Kur arrin të fitosh, synon t’i përsëritësh arritjet. Dëshiroj të fitoj sa më shumë trofe me Barcelonën”

Mascherano:
Carlos Tevez duhet pasur kujdes. Unë kam luajtur me të. Ai është lojtar i shpejtë , teknik dhe gjithë kjo është fal karakterit fitues që ka”

Morata:
Do të bënim gabim nëse do të përqëndroheshim vetëm tek Messi , sepse nuk duhet të harrojmë që pas krahëve të tij janë një dyshe vrarëse që njihen si Suarez-Neymar”

Luis Enrique:
“As që më shkon nëpër mend se mund të mungoj në finale. Ndiej vetëm pak dhimbje asgjë më shumë. Shpresoj që nga sot e deri të Shtunën gjërat të shkojnë mirë për mua dhe të mund të luaj në finale. Dëshiroj të ndihmoj skuadrën të ngrejë lart trofeun e Championsit, që të mbyllim në mënyrën më të mirë një sezon fantastik për ne”.Nuk mendoj se ka një skuadër favorite në këtë finale. Do të kemi përballë një ekip që nuk di vetëm të mbrohet. Nuk e ndiejmë veten favoritë, madje do të ishte një gabim i madh nëse mendojmë dicka të tillë. Allegri? Ai i respekton shumë futbollistët tanë ashtu sic respektojmë edhe ne lojtarët e Juventusit. Pastaj nuk duhet të harrojmë që ata kanë në skuadër një futbollist ekspert si Pirlo.Ne i njohim mirë ata. Janë një skuadër shumë e fortë dhe për më tepër kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Juventusi ka fituar Serinë A dhe Kupën e Italisë dhe është me meritë në finalen e Championsit. Ndaj tyre do të jetë një ndeshje shumë e bukur me një intensitet të madh. A është kjo ndeshja më e rëndësishme për ne? Nuk kam menduar për dicka të tillë, deri tani kemi bërë paraqitje shumë pozitive në Champions League. Messi? Nuk kam asnjë dyshim Leo mund ti shënojë çdo skuadre”.

Allegri:
Juventusi e ka frikë Barcelonën , por ka karakter dhe kjo mund të bëj që Barca të mundet në 90 minuta lojë”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 1 =