5-vjeçari Senjo arrin majat, shqiptari i parë që pranohen në organizatën e gjenive

Të gjithë jemi njohur me Dionis Senjon në sezonin e parë të emisionit Tu Si que Vales në Vizion Plus kur ishte vetëm tre vjeç !

 

Ajo çfarë ai dinte të bënte ishte e pabesueshme, por vitet kalojnë dhe tani në moshën 5 vjeçarë Dionisi mund të quhet një gjeni pa frikë !

 

Ka qenë ai vetë që ka ndarë këtë lajm me të gjithë në duke postuar logon e Mensa-s organzita ndërkomëbëtare e gjenive krijuar ne vitin 1946 ne Oxford, krah të cilës shkruan në anglisht: Jam Pranuar!

 

Para pak ditesh djali i është nenshtruar testit IQ tek nje qender e çertifikuar dhe rezultat ishin mahnitëse duke kapur shifrën 99.9!

 

Dioni ka treguar interes për librat, shkencën, natyrën e historinë pa mbushur 12 muaj dhe në moshën 3 vjeçarë ai kishte mësuar hartën memece të botës, çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinosaurëve numrat greke deri në një miliard.

 

Në këtë moshë i njihte të gjithë planetet, shumë yje dhe galaktika. Ky Gjeni nuk mund të ndalet, ndaj i urojmë majat e suksesit 5vjeçarit nga Tirana. Shikoni në këtë video performancën e tij në Tu si que vales.

/Vizion Plus

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − two =