50 të vdekur e mbi 2000 të plagosur, Erdogan shpall 3 ditë zie për viktimat e djeshme në Gaza - Arbëria News

50 të vdekur e mbi 2000 të plagosur, Erdogan shpall 3 ditë zie për viktimat e djeshme në Gaza

Pas sulmeve që ushtria izraelite kreu ditën e djeshme ndaj protestuesve palestinez në Gaza, ku mbetën të vrarë mbi 50 persona dhe u plagosën mbi 2000 të tjerë ka reaguar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka shpallur tri ditë zie në Turqi, në shenjë solidarizimi me palestinezët.

Duke filluar që nga nesër kemi shpallur tri ditë zije kombëtare në vendin tonë për solidarizim me vëllezërit tanë palestinezë.

Ajo që po bën Izraeli është gjenocid. Izraeli po ushtron terror shtetëror.

Izraeli është një shtet i terrorit. I ftojmë të gjithë njerëzit me arsye të shëndoshë, qoftë i krishterë, hebre ose besim tjetër, të ngrisin zërin kundër kësaj padrejtësie.

Të premten pas dite, në sheshin Yeni Kapi do të realizojmë tubim masiv kundër mizorisë.

Si Organizatë e Bashkëpunimit Islam përgjatë Ramazanit me vendet anëtare do të organizojmë fushatë ndihme për vëllezërit tanë palestinezë.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka kryer blerje emergjente me një vlerë prej 100 mijë dollarëve dhe ka nisur t’i dërgojë këto ndihma nëpër spitalet në Gaza.

Me koordinimin e AFAD-it dhe Shtabit të Përgjithshëm, kemi nisur punimet e nevojshme për evakuimin e të plagosurve në Gaza”, tha Erdoğan.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − four =