50 vjeçari kosovar, ngacmon seksualisht turisten shqiptare - Arbëria News

50 vjeçari kosovar, ngacmon seksualisht turisten shqiptare

Një turiste shqiptare në Siena sulmohet seksualisht në rrugë nga kosovari 50-vjeçar. Sipas turistes, ai tentoi disa herë ta bllokonte fizikisht, duke i futur duart.

Gruaja po shëtiste në qendrën historike të qendrës toskane, kur befas vuri re praninë e tij. Tentoi të largohej, por burri iu afrua, duke i kërkuar me insistim emrin dhe numrin e telefonit. Gruaja iu largua përsëri, por edhe këtë herë ai e arriti, duke e prekur disa herë. Turistja arriti t’i shkëputej dhe dha alarmin, duke shkuar drejt një patrulle karabinierësh, të cilët nisën menjëherë ndjekjen. Burri, kosovar, u fsheh mes turmës së turistëve, megjithatë u vu re prej karabinierëve dhe u arrestua, për t’u çuar në kazermën e karabinierëve, ku iu bë akuza për dhunë seksuale.

Ngjarja në Sienë është një episod i përsëritur agresioni kundrejt grave që janë bërë shesh shënjestër ngacmimesh seksuale dhe tentativa përdhunimesh në rrugë.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =