70-vjetori i lindjes së aktorit të shquar Roland Trebicka/Evis Trebicka: Zot faleminderit që isha jot bije! - Arbëria News

70-vjetori i lindjes së aktorit të shquar Roland Trebicka/Evis Trebicka: Zot faleminderit që isha jot bije!

Teatri Kombëtar nderon dhe kujton sot 70-vjetorin e lindjes së aktorit tonë të madh Roland Trebicka, cheapest një prej figurave më të ndritura të një brezi të artë aktorësh. Në një postim në FB, diagnosis shkruhet “… Karakteret e spikatura dhe natyrshmëria e levizjeve e kthyen në një prej aktorëve më të njohur dhe të dashur nga publiku. Roland Trebicka do të mbetet i paharruara në zemrat dhe mendjen e kolegëve, miqve dhe artdashësve, duke e falenderuar përherë për emocionet e bukura që na ka përcjellë në cdo dalje skenike.”  Emocione ka ngjallur edhe një postimi i së bijës, Evisit, e cila në rrjetin social FB, shkruan: “Zemra ime, ti sot do të mbushje 70 vjeç! Te dua babka, tutu, gjyshko, buci! Ti mungon shumë zemër në ditet tona! Fëmijet e ndjejnë mallin për ty dhe përkedheljet pafund! Ti i mungon mëngjesit tim me zërin tënd! O ba, më ka marrë malli të të puth, të qesh dhe të bëj batuta me ty, të më telefonosh për të më thënë se dikush nga fisi ndërroi jete 153 vjec, e në fund të me thuash-dëgjo mos i thuaj mamit dhe sat motre që u tallëm! Ti ishe pika ime e referimit, përgjigja e çdo pyetje, ti ishe personi qe nuk rrija dot pa e ngarkuar me çdo gjë timen sa hapje sytë! Më ka marre malli të më thuash-kalo sot nga ne, ose,-kalo sot nga teatri të pimë kafen bashkë! Uhhhhhhhhhhhh sa shumë më ka marrë malli të ulem në divan me ty e të flasim për tre femijët! Më ka marrë malli të të dëgjoj kur “mburreshe” me Manjolen, kur ankoheshe pse dënonim fëmijet dhe dialekti yt i tejkalonte përmasat! Pupka jote, Pati, është rritur dhe i sheh të gjitha pjesët ku ti ke luajtur, vetëm unë o ba jo, ende nuk mësohem me ikjen tënde! Te dua babi im i shtrenjtë, shumë të dua! Zot faleminderit që isha jot bije!

Roland Trebicka u lind në Korçë në 17 jnar 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje. Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te “Estrada e Ushtarit”. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Roli i fundit është në dramën “Endra e Ismail Qemalit” në 2012, që e riktheu në skenë pas sëmundjes.

Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi).

Është nderuar me titullin “Artist i merituar”, “Qytetar nderi i Korçës” dhe “Mjeshtër i Madh”.  U shua nga kanceri në mushkëri më 6 mars 2013.

Roland Trebicka mbetet një nga aktorët më të shquar të teatrit shqiptar, i papërsëritshëm dhe një mjeshtër që do të na mungojë shumë, por do të jetë frymëzim për aktorët e rinj dhe jo vetëm

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =