Agolli është, imponueshëm, personaliteti që u ka dalë para kohëve të paardhura…

Nga Aleksandër ÇIPA

Kur lashë në faqen e fundit vëllimin “Prit edhe pak” (fund i libra-botimeve të poezive të Driteroit), natyrshëm mbeta në qasjen: në kohën e paskrupullt jetojnë ditet e tyre edhe njerezit me skrupuj. Madje ata janë sfidantë teksa shfaqet e prevalon kaosi apo anarkia. Letërsia e tyre është si puna e gurit në fundin e lumit të turbullt. Atje kanë zënë vend dhe janë të patjetersueshëm. Kthjellimi dhe thatësira i rinxjerrin në pah. Janë dy gjendjet dikotomike që mund të konsiderohen edhe si gjendjet universale më absurde të shoqërisë. Dritëro Agolli është shkrimtari që edhe në akte të fundme, si libri në fjale, rikonfirmon dhe bën kohën e letërsisë së vet. E bën atë si autor, duke e jetuar jetën në kohë kalendarike e shoqërore të ndryshme e të përkundërta.
Ai është, imponueshëm, personaliteti që u ka dalë para kohëve të paardhura.
Ne librin e fundit me poezi “Prit edhe pak”, Driteroi rideshmon perseritshem dhe shtueshem se e ka dashur dhe e do kohen e vet, ate vektor themelor ekzistencial, neper te cilen po kalon jeten fizike. Ne poezine e vet, Dritëroi ka ecur perhershmerisht me kete deshirim poetik. Nuk ra asnjehere, as ne momente lengimesh te ditura e te paditura, vetjake dhe shoqerore, ne frustrim. Sikunder, per shume arsye e rrethana te djeshme, mund te binte natyrshem edhe ne “preher” te retrotipise, per te cilen flet sociologu Zigmund Bauman: “Te jetosh me koken kthyer pas nga e shkuara … “. Nese do te ndodhte, i kishte te gjitha arsyet dhe rrethanat justifikuese! Mirepo, siç deshmohen kohe me kohe, udhetuesit e letersise se mire jetegjate (mes te cileve Driteroi ka fituar prej dekadash qytetari), koha fizike e plakjes mbetet nje kureshti e madhe fansash dhe studiuesish. Kjo kureshti nuk ka lidhje me arsyen se ç’ngjet me pamjen antropologjike te shkrimtarit, por me dyshimin e bukur njerezor se ç’ngjet me shkrimtarine ne peshen e kohes. Driteroi aktualisht eshte ne ditet e peshes se trefishte te tij: ate te lavdise,•te meshes dhe “motit te nderruar”, siç do ta thoshte De Rada, natyrisht ne kontekstin socio­politik te motit. Poeti i shquar, ne librin e fundit te tij, rishtazi e trajton jeten dhe dashurite e se shkuares ne menyre nostalgjike dhe kurrsesi fataliste. Ai pohon ne poezine “Sikur te kthehesha”:

Ç’e do,
Se nga erdha,
S’kthehem dot kurrë!

Kështu ka ngjarë me gjenialet dhe meritorët e letrave dhe ky eshte nje arketip i bukur fisnikesh poete, nder te cilet Driteroi shquhet dhe ka per t’u dalluar gjate. Keshtu ka per te ngjare me gjithe ata qe valencen e letersise se tyre e mbartin te teksti vetjak unik dhe universaliteti i asaj qe rrefejne. Te poezia “Nje mendim fluturimthi” kjo valence del ne pah ne natyrshmerinë thjeshtezuese te saj:

Por fjalë e folur natën vonë,
Harrohet në mëngjes!

Këtë provë “kokëforte” aktualisht e rimarrim si të tillë, kur rishtazi perjetojme edicionet e reja ribotuese, pas gati gjysme shekulli, te romanit te tij: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” apo lirikat e famshme te tij ne dhjetera vellime.

***
Një nder arsyet pse Dritero Agolli eshte poeti me masivisht i pelqyer ne tre-kater dekadat e fundit ne vend ka Iidhje me ate qe ngjan si ne pelqimin e Thomas Elliotit per Apollinaire­n. Ai eshte me komunikues nga poetet e tjere ne ate kohe qe eshte, permbajtesisht e vlefshmerisht, sa dy kohe te ndryshme.
Ky autor, me letersine e vet kohe-tejkaluese, te sjell vetvetiu ne mendje konceptin qe ndan ne ditet tona poeti i madh i dekadave te fundit ne France, Yves Bonnefoy, sidomos permes librit te tij: “Mbi levizjen dhe palevizshmerine e Doube-s”. Sepse edhe Driteroi eshte poet i alkimise se madhe te vendit dhe njerezve ne truallin atdhe-lindës te tij. Imazhet e tejpashme te Driteroit gjenden se bashku me obskuritetin e bukur qe ka Iene pas, ne vitet e kohes se shembur ku bashkejetuan ne normalitetin absurd lavdia dhe lengatat, varferia dhe retorika. Ato qe shfaqen aq plotmerisht edhe ne Iibrin e ri “Prit edhe pak” jane dikotomite klasike: jeta dhe vdekja, diktatura dhe liria, rinia dhe pleqeria, nendheu dhe mbidheu. Ngjan si absurde, por mjafton te lexosh si shprehja e parapelqyere surrealisteve si Andre Breton se “sa e bukur qe Republika nen Mbreterine”, te shijohet si e tille edhe ne perifrazimin tone “aq universale eshte dashuria e Driteroit per njerezine dhe Token si nen diktature, ashtu edhe ne anarkine e lirise” …
Ne kete• kendveshtrim mund te Iexohet dhe poezia “Shperblimi i Tokes”:
Te gjithe i themi Tokes nene;
Se toka na mekon,
Dhe kur çdo gje ia kemi ngrene,
E heshtur na mbulon.

Pohimi i Tomas S. Eliotit ne esene ”Funksioni shoqeror i ppezise” se ” … natyrisht, perhere mundet qe ne te ardhmen nje veper poetike te jete e ndryshme nga ajo çka ishte ne te kaluaren … ” misherohet ilustrueshem ne poezine “Une dhe ti”:
Ketu jam une,
atje me larg je ti,
Ka vend per ne kjo bote,
Po ty te rriten gishtat me flori,
Dhe mua vetem thonjte.

Ose kur flet per kohen e dominirnte individeve e personazheve lumpenik, paradokset e perjetuara pasqyrohen me nje ironi therese ne poezine “Jetova ne kohen e Mirit te Xhikes”. Aftesia e frazes poetike te Driteroit eshte qe brendin poetikete mund ta sintetizoje dhe ne nje varg te vetem. Te njejtat impresione per absurdin jetesor perqendrohen mjeshterisht ne vargun “na dhane infeksionin me emrin hakmarrje”.

Driteroi, si ne vellimet e meparshme poetike te tij (te para tridhjete e me shume viteve), edhe ne te fundit, te le shijen e parakut, por edhe te shkakton befasimin si i saposhfaqur dhe i pazakonte me thjeshtesine e fjales se vet. Te poezia e tij, sikunder te poeti i famshem francez Laforgue, pa medyshje e pelqyeshme eshte prania e te perditshmes brenda poezise “Gjurma e shenjte”:
Kaloj une andej ne vape e ne ngrice
Dhe mendja me shkon tek hazreti Ali
Sikur dhe maçoku t’i kishte miq perendite
Do behej e shenjte dhe gjurma e tij

Dhe ne do ta puthnim përditë.

E njejta shfaqje edhe te “Fjala e urte”:

Kur flisja zgjatur me tim ate
Ne ugar, me thoshte urte:
Ta hapim brazden me te gjate
E fjalen me te shkurter.

Te “Prit edhe pak”, Driteroi ndihet poeti si besnik i prozodise klasike. Vetebindje letrare kjo qe, siç e thote Elioti, shpreh mishërimin e rastit te poetit, i cili “lirite qe mund te perftoje jane fale rregullit”. Mishefimi i kesaj vetebindjeje shijohet te poezia”Qeshja”:

Vetmia largohet nga qeshja,
Qesh fillikati,
Qesh i sëmuri nga ethja,
Qesh vetminë e përze
Nga inati
Brenda ne heshtje rri qeshja,
S’përmbahet dhe shfryn tek mëkati.

Libri “Prit edhe pak” është një prurje e re tekstuale, nje pjese e se ciles fiton sfiden e te qenurit e re sot dhe e freskene te ardhmen.
Poezite “Pa uje” dhe “Ndjenja e frikes” permbyllin ne vetvete pikerisht kete mevetesi poetike:

Pa ujë shtepitë e ngrata,
Ne fshat e qytet,
Me ujë fjalimet e gjata,
Në parlament.
(Pa ujë)

Diktator,
Kur futesh në det,
Ti dridhesh prej frikës
Deti vertet
Ka shpirt kryengritës.
(Ndjenja e frikës)

Ne pjesen me perfaqesuese tekstet poetike te ketij libri jane nje substance e plote e maturise klasike te poetit ne moshe madhore. Ato shprehin me emocion dhe logjike te peshuar ndjenjat dhe filozofine e vleresimit themelor per jeten, perkohesine dialektike te ekzistences se individit njerezor, aspekte peshuese te cilat autori i ka pasur gjate gjithe krijimtarise se vet ne dekada me radhe lenden dhe materien mbi te cilat ka reflektuar poetikisht, filozofikisht dhe mbi tipare vetjake antropomentale.
Dritëroi udheton ne jeten si shkrimtar, sikunder klasiket e maturuar, pa pasur nevoje te shqetesohet per pronesi apo me sakte hipotekim te perhershem te te gjithe asaj qe eshte shkruar neper ditet e gati nje shekulli jete te tij. Driteroi nuke njeh shqetesimin, siç e thote Yehuda Amichai, per “Çfare me perket mua dhe çfare nuk me perket”.
Pjesa me e mire e poezise dhe letersise se vet eshte e shenjuar dhe ai, si krijuesi i saj, ka fituar shenjterine e hisese se terejetshme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + nine =