AKIP kundërshton ligjin e ri për importin e mbetjeve - Arbëria News

AKIP kundërshton ligjin e ri për importin e mbetjeve

plehra-web-300x200

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, cost grupimi i shoqërisë civile që tre vjet më parë arriti të ndalojë me ligj importin e mbetjeve në Shqipëri, website deklaroi sot se do të kundërshtojë edhe propozimin e fundit të tre deputetëve të së majtës, të cilët kanë propozuar në Kuvendin e Shqipërisë rikthimin e importeve.

Jemi të “neveritur nga përpjekjet e vazhdueshme të një pjese të politikës shqiptare për të thyer ndalimin e importit të mbetjeve, i cili u realizua me ligj në vitin 2013 pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile,” tha AKIP në  një konferencë për shtyp.

Propozimi i “tre deputetëve të së majtës që synon të kundërshtojë vullnetin e popullit dhe të lejojë rikthimin e ligjit qe i hapte dyert importit të mbetjeve, bazuar vetëm në ambicie për fitime më të mëdha të disa njerëzve që numërohen me gishtat e dorës dhe të një indulgjencë politike dukshëm korruptive, në dëm të një ndotje të pakthyeshme në mjedisin e vendit. në aludime dhe pretendime që rezultojnë të gënjeshtërta,” vijon më tej deklarata.

Tre deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë së fundmi të miratojë një amendim për ligjin e shumëdebatuar të menaxhimit të mbetjeve, për t’i rihapur rrugë importit të mbeturinave, të cilat u ndaluan pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile nga maxhoranca aktuale e kryesuar nga Partia Socialiste në shtator të vitit 2013. Relacioni i projektligjit, i firmosur nga deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni dhe i publikuar në faqen e internetit të parlamentit, thotë se propozimi i tyre vjen si kërkesë e Shoqatës së Ricikluesve, një organizatë që përfaqëson interesat e disa kompanive që punojnë në fushën e grumbullimit të metaleve të përdorura, të plastikës dhe kartonit.

Projektligji gjendet në axhendën e punimeve të kuvendit për dy javët e ardhshme dhe do t’i nënshtrohet një seance në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin më 21 korrik 2016 para se të hyjë në seancë plenare në të njëjtën ditë.

AKIP sugjeroi se axhenda e ngjeshur e punimeve të kuvendit për datën 21 korrik duket se po përdoret nga tre deputetët propozues, për ta miratuar lejimin e importeve të mbetjeve në mënyrë tinzare dhe pa diskutimet e nevojshme paraprake mbi projektligji

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =