Aksident fatal, vdes shqiptari në Greqi - Arbëria News

Aksident fatal, vdes shqiptari në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Santorini të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur natën e së mërkurës në Thira, por lajmi bëhet i ditur nga mediat greke vetëm këtë të premte.

Shqiptari 31 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur është përplasur me një tjetër motoçikletë, që drejtohej nga një 49-vjeçar.

Pas incidentit, të dy janë transportuar në spital, por shqiptari ka ndërruar jetë.

Policia lokale ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /syri.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 19 =