Aksioni i tatimeve për sezonin turistik: Identifikohen 2 mijë subjekte me shkelje - Arbëria News

Aksioni i tatimeve për sezonin turistik: Identifikohen 2 mijë subjekte me shkelje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një bilanc të masave të marra për sezonit turistik. Në fokus të aksionit ishte ulja e evazionit fiskal, rritja e të ardhurave tatimore, regjistrimi i të punësuarave dhe ndërgjegjësimi për tërheqjen e kuponit tatimor.

Për periudhën Qershor-Korrik sektori i hetimit tatimor kontrolloi 5040 subjekte, nga të cilat 2 mijë u konstatuan me shkelje. Masat administrative për këto shkelje shumohen në 75.2 milionë lekë.

Ndërkohë rreth 200 subjekte janë detyruar të regjistrohen në organet tatimore pas konstatimit se ushtronin veprimtarinë, kryesisht akomoduese, në mënyrë informale. Në sektorin e punësimit, formalizimi solli si rezultat regjistrimin si të punësuar të mbi 14 mijë individëve, pjesa më e madhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës (5,458), DRT Vlorë (3,377) dhe DRT Sarandë (2,208).

Në total, numri i tatimpaguesve të konstatuar me punonjës të padeklaruar ishte 320, ndërsa tashmë këta punonjës janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sa i takon mbledhjes së detyrimeve me forcë, 290 debitorë janë kontaktuar nga organet tatimore dhe janë arkëtuar rreth 35 milionë lekë detyrime të prapambetura.

Po ashtu, si rezultat i kontrollit tatimor, 510 tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagesën e TVSH, një rritje rreth 463% më e lartë krahasuar me sezonin turistik të vitit të kaluar.

/Scan

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + seven =