Ambasadori i ri i SHBA-ve në Tiranë, personi që krijoi reformën në drejtësi - Arbëria News

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Tiranë, personi që krijoi reformën në drejtësi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump pritet të firmosë një emërim supër të bujshëm në Tiranë. Në vend të ambasadorit amerikan Donald Lu, të cilit në shtator i mbaron mandate pritet që të emërohet kreu i OPDAT, ose njeriu që ka bërë më duart e tij tërë reformën në drejtësi, Jon Smibert.

Burime diplomatike i thanë Pamfletit, se fundjavën e shkuar Simbert dhe Lu janë takuar në Uashington me njeriun më të rëndësishëm të DASh për Ballkanin, i cili më pas i ka dërguar një memo irgjente Sekretarit Pompeo, i cili ndodhej në Kanada, në samitin e G7-s.

Emërimi i Simbert është realisht bomba më e madhe që pritet të vjerë në kokën e kastës politike në Shqipëi, të cilët për katër vite e kanë sulmuar egërsisht.

Simbert njihet edhe si “babai” i vettingut dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por natyrisht edhe i Prokurorisë Speciale. Është personi më i sulmuar realisht pas ambasadorit Donald Lu nga pjesa e politikës që ka kundërshtuar reformën në drejtësi.

Vendimi i Trump për të emëruar Simbert si ambassador është më shumë se rrufe, është goditja finale ndaj të korruptuarve. Sa për dijeni, kreu i OPDAT ka udhëhequr të gjitha procedurat për të rekrutuar njerëzit që do të punojnë në Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilët po trajnohen në SHBA./Pamfleti

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 3 =