Anglezët: Shihni ku e fshihnin drogën shqiptarët. Emrat (Foto) - Arbëria News

Anglezët: Shihni ku e fshihnin drogën shqiptarët. Emrat (Foto)

Anëtarët e një bande shqiptarësh në Britani, që trafikonin sasi të mëdha kokaine, janë dënuar me një total prej 43 vitesh burg.

Ata e fshihnin drogën brenda kroskotit të makinës, në kuti të tilla që mund të hapeshin vetëm me një kombinim butonash dhe një USB.

Kreu i bandës ishte Lulëzim Zefi, 36 vjeç.

Ai kishte edhe katër shpërndarës, që u arrestuan në prill të këtij viti.

Admir Simeqi u vëzhgua teksa shpërndante 3 kg kokainë te Gjergji Marku, përpara se të linte dy kilogramë tek Admir dhe Mark Bici.

Katër kilogramë kokainë u gjet në makinën e Simeqit, në një ndarje të posaçme në kroskot.

Vlera totale e drogës së sekuestruar shkon në 720 mijë sterlina.

Zefi u takua me ‘ushtarët’ e tij Valon Bajgora dhe Valentin Malocaj në një restorant, ku u arrestuan të tre.

Grupi ishte nën vëzhgim prej javësh përpara se të prangoseshin.

Lulzim Zefi u dënua me 12 vite burg.

Talentin Malocaj u dënua me 8 vite burg.

Valon Bajgora u dënua me 2.5 vite burg.

Admir Simeqi u dënua me 6 vite burg.

Gjergj Marku u dënua me 6 vite burg.

Mark Bici u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

FOTO/ Anglezët ngelin të habitur: Shihni ku e fshihnin drogën shqiptarët. Emrat

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 17 =