‘Ankandi’ për Dybala nis me 70 milion euro - Arbëria News

‘Ankandi’ për Dybala nis me 70 milion euro

Larg duart nga Dybala! Për Juventusin talenti argjentias nuk preket. Klubi bardhezi kërkon të ruajë me fanatizëm sulmuesin 24-vjeçar nga “sulmet” e klubeve më në zë në Europë.

Gjatë ditëve të fundit Dybala është kthyer temë e rëndësishme në media, duke marrë shkas nga tre mosaktivizimet e tij radhazi.

Emri i tij është lidhur me klube të ndryshme të kontinentit të vjetër, më i fundit Manchester United i Mourinhos.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro, një shifër disi e ulët  kjo për shërbimet e tij cilësore, por siç raporton “Daily Star”, një ankand që do të kapë shifra të çmendura pritet të ndodhë këtë janar për sulmuesin që mban veshur fanellën e bardhezinjve.

Edhe pse nuk ka qenë në formacionin titullar të Allegrit, sërish Juventusi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet. Paulo Dybala për ta mbetet titullar, zbret apo jo në fushë. /syri.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 11 =