Anketa e Bankës së Shqipërisë: Shqiptarët heqin dorë nga blerjet e mëdha - Arbëria News

Anketa e Bankës së Shqipërisë: Shqiptarët heqin dorë nga blerjet e mëdha

Konsumatorët shqiptare janë përfshirë në një qark pesimizmi,pasi prej vitesh kanë shmangur blerjet e mëdha. Madje ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogariten kryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme kryeisht, ka rezultuar edhe më e perkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve, sipasnjë ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare tëindividëve në tremujorin e katërt të vitit 2018. Pjesa dërrmuese e konsumatorëve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin blerë mallra me vlerë të madhe.Balanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 përqind.

Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, se sikonsumatorët i prisnin blerjet e mëdha në tremujorin e katërt, balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por nërealitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujotin e katërt ishinedhe më të përkeqësuara pasi balanca e përgjigjeve negativeishte më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorëtkanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimetreale kanë qenë me të përkeqësuara se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdhame efektin emigracion. Një sondazh i fundit i Gallup ka gjetur se 60 për qind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë atangurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhetoka, apo mjete të tjera që kushtojnë.

Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjëe në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesakryesisht në Tiranë./Monitor

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 4 =