Avokati i Popullit: Vdekja e foshnjeve nga të ftohtit, turp i shtetit - Arbëria News

Avokati i Popullit: Vdekja e foshnjeve nga të ftohtit, turp i shtetit

largea_largea_totozani13479735451429536112

Avokati i Popullit Z. Igli Totozani shpreh tronditjen, doctor indinjatën dhe dhimbjen më të thellë për një tjetër jetë fëmije të humbur nga të ftohtit. Mediat informojnë se një foshnje 3 muajshe nuk mundi t’i mbijetoj dot temperaturave të ulëta të dimrit, pills ndërsa jetonte me familjen e varfër dhe te pastrehë në Shkozë të  Tiranës.

  1. Totozani deklaron se është e turpshme  për këtë shtet, order që ende vdesin foshnja nga i ftohti, pasi askush nuk kujdeset për ta, askush nga pushteti vendor apo qendror nuk u garanton një strehë qoftë edhe provizore sa për të kaluar dimrin.

I bëjmë thirrje edhe një herë drejtuesve vendor, por edhe atyre të qeverisjes qendrore që të gjejnë kohë dhe të përkushtohen  edhe për të varfrit, edhe për të pastrehët, edhe për fëmijët romë që të mos vdesin më nga të ftohtët..

Avokati i Popullit kërkon me forcë dhe  në mënyrë urgjente marrjen e masave nga pushteti vendor për gjetjen e vendstrehimeve të përkohshme për popullsinë e pastrehë dhe sidomos për familjet rome të cilat jetojnë në kushte të një varfërie ekstreme.

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 12 =