Apple krijon iPad për monitorimin e shëndetit të të moshuarve - Arbëria News

Apple krijon iPad për monitorimin e shëndetit të të moshuarve

Apple po bashkëpunon me kompaninë IBM për të krijuar iPad të veçantë për të moshuarit. Këto pajisje do të kenë të instaluara mbi 100 aplikacione që do t’u vijnë në ndihmë të moshuarve.

Aplikacionet e zhvilluara nga IBM janë krijuar për të lidhur të moshuarit me shërbimet mjekësore, information pills komunitetin dhe familjarët e tyre.

Ato janë të fokusuara gjithashtu në tre objektiva kryesore. Aplikacionet do të monitorojnë shëndetin e të moshuarve, do t’u kujtojnë atyre kohën e ilaçeve dhe takimet me doktorët, dhe do t’i lidhë ata me shërbimet mjekësore.

Apple po bashkëpunon gjithashtu me shoqatën japoneze të sigurisë, Japan Post, për të pajisur të moshuarit në këtë shtet me iPad.

Shoqata Japan Post do të fillojë me shpërndarjen e iPad-ve në gjysmën e dytë të këtij viti dhe shpreson që deri në vitin 2020 të jenë pajisur mbi 5 milionë të moshuar japonezë. Japan Post do të mësojë gjithashtu të moshuarit të përdorin iPad-ët.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =