Arbitri anulon magjinë e Strakosha-s, Fiorentina barazon në fund, Tare futet në fushë - Arbëria News

Arbitri anulon magjinë e Strakosha-s, Fiorentina barazon në fund, Tare futet në fushë

Lazio e Simone Inzaghi-t është befasuar në minutat e fundit të ndeshjes nga sistemi VAR dhe arbitri i ndeshjes, i cili ka dhënë një penallti shumë të dyshimtë për Fiorentina-n, e cila ka fiksuar rezultatin e ndeshjes të luajtur në “Olimpico” në 1-1.

Mbrojtësi holandez De Vrij ka shënuar në minutën e 25-të pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Luis Alberto. Ndeshja mund të thuhet se kaq qenë e ekuilibruar, por rastet për gol nuk kanë qenë të shumta. Gjithsesi, situata është ndezur në minutën e 94-t. Strakosha ka bërë një pritje të jashtazkonshme pas njëroveshiate të Pezella-s, por kjo magji e portierit shqiptar është anuluar pak sekonda më vonë nga arbitri Massa, i cili ka dhënë një penallti për vjollcët pasi ka përdorur sistemin VAR.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Te pika e bardhë është paraqitur Babacar, i cili nuk ka gabuar, me ndeshjen që është mbyllur 1-1. Pas vërshëllimës së trefishtë drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, ka zbritur në fushë për t’i kërkuar llogari arbitrit. pas këtij barazimi, bardhekaltrit mbeten në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Fiorentina është në të 11-in me 18 pikë. /Telesport

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =