Aromë Krishtlindjesh në Shtëpinë e Bardhë - Arbëria News

Aromë Krishtlindjesh në Shtëpinë e Bardhë

Është ajo periudhë e bukur e vitit, ku njerëzit përgatiten për festat dhe sigurisht bëjnë gati pemën e Krishtlindjeve. Në Tiranë pema u vendos, e ndërkohë që ka mbërritur edhe në Shtëpinë e Bardhë atmosfera e festave. CNN publikon fotot e ditës së djeshme, ku Melania dhe presidenti Donald Trump presin pemën gjigante të Krishtlindjeve. Sigurisht që ka një traditë që funksionon si çdo vit në Shtëpinë e Bardhë. Pemë sillet me një karrocë me dy kuaj.

Donald dhe gruaja e tij shfaqen të veshur me ngjyrën e kuqe që bie në sy. Melania me një pallto të gjatë të kuqe me kuadrate të zinj e ndërsa Donald me Kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kollare të kuqe flakë. Gjatë kohës së mbërritjes së pemës, një grup muzikor luajtën muzikën e Kishtlindjeve.

Këtë vit, pema e Shtëpisë së Bardhë nuk është si të tjerat. Është 5.7 metër e marrë nga nga një pyll në Newland të Kalifornisë së Veriut dhe do vendoset në të ashtuquajturën Blue Room. Në fakt edhe presidenti i habiti të gjithë, pasi këtë vit e shoqëroi Melanian  duke pritur pemën. Në fakt presidentët nuk e kanë me detyrim të qëndrojnë aty kur mbërrin pema. Por Trump këtë vit e bëri.

/Dita/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 12 =