Arrestohen 5 persona për trafik drogë në Tiranë ( VIDEO ) - Arbëria News

Arrestohen 5 persona për trafik drogë në Tiranë ( VIDEO )

5 persona janë vënë në pranga si dhe janë sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Arrestimet janë bërë nga oficerët e Hetimit të Narkotikëve në Policinë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale, gjatë operacionit të koduar ‘Mjegulla’.

Si rezulat janë arrestuar në flagrancë:

Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.

Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.

Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.

Arian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.

Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë mesditën e djeshme në orën 12:45 në rrugën “Kastriotët”.

Në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMË me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot  me targa AA 459 IA, në përdorim nga këta.

Në Rrugën “Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis.

Në vijim të operacionit  janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami të cilët qarkullonin me një automjet “Mercedez Benz” me targa AA 761 KK,  për të cilët kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

4 automjete

8 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi, Afrim Shaba, Arian Kërtusha dhe Pirro Çapi.

 

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × one =