Arrestohen në Fier vëllezërit Boraj, të akuzuar për heqje të paligjshme të lirisë dhe vetëgjyqësi - Arbëria News

Arrestohen në Fier vëllezërit Boraj, të akuzuar për heqje të paligjshme të lirisë dhe vetëgjyqësi

Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për “heqje të paligjshme të lirisë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vetëgjyqësi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Lani Boraj, 37 vjeç

2.Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marrë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.

Përgatiti: Agron Llupi

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − eleven =