Arrestohen vëllezërit Aliko në afërsi të fshatit Kardhiq: Në vendngjarje ndodhen Çako, Çipa dhe Qato - Arbëria News

Arrestohen vëllezërit Aliko në afërsi të fshatit Kardhiq: Në vendngjarje ndodhen Çako, Çipa dhe Qato

 Vetëm 4 ditë zgjati arratia e dy vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko të janë dorëzuar sot në mbrëmje pranë forcave policore në Kardhiq. Dy të rinjtë akuzohen për sulmin e ndodhur ditën e mërkurë në fshatin Lazarat, order ku humbi jetën efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Ditën e djeshme, babi i tyre, Adil Aliko gjatë një interviste për News24 deklaroi se djemtë e tij ishin të pafajshëm dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen. Sipas informacioneve që përcjell gazetari Spartak koka, mësohet se dy vëllezërit janë kapur në pyll, të paarmatosur, pranë lumit Kardhiq. Sakaq, pohohet se në negociatat për dorëzimin e tij në polici, ka qenë dhe babai i tyre. Sipas gazetarit Koka, mësohet se fjalët e para që vëllezërit Aliko i kishin drejtuar policisë ishin ‘Ju lutem mos na vrisni, mos na dhunoni’. “Forcat e policisë kishin vëzhguar zonën për rreth 50 km, nga Lazarati. Mësohet se dy vëllezërit ishin futur në zonë të pyllëzuar, fshehur në shkurre. Madje mësohet se dhe rrobat i kishin të grisura, nga arratia e këtyre ditëve. Ata ishin të paarmatosur” sipas gazetarit Spartak Koka. Ndërkohë, vijnë pohimet se dy të arrestuarit po transportohen për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës me masë të rrepta sigurie me autoblinda. Sakaq, bëhet e ditur se në operacionin për lokalizimin e tyre ishin rreth 400 forca policore.

KOMINIKATA E POLICISË- Qe prej orës 16: 00, rreth 500 forca policore, kanë rrethuar zonën e Kardhiqit, ku mbi bazën e informacioneve në rrugë operative rezultonte se dy vëllezërit Aliko po lëviznin në drejtim të Grukës për në zonën e fshatrave të Cepos. Policia i ka pikasur ju ka bërë thirrje të dorëzohen por dy vëllezërit janë futur në një zonë me shkurre e rrepe. Në drejtim të vendit ku fshiheshin është nisur Drejtori i Policisë së shtetit Haki Cako me një helikopter të ushtrisë ku se bashku me drejtoret Ardian Çipa dhe Altin Qato ka drejtuar gjithë operacionin. Helikopteri ka bere transportin e forcave RENEA nga Kardhiqi duke i dislokuar në të gjitha pikat duke krijuar një perimetër të sigurisë dhe rrethimin e zonës. Forcat RENEA për dy orë me helikopter kanë krehur zonën e dyshuar ku fshiheshin, ndërkohë që FNSH e forca të tjera po ngushtonin perimetrin e sigurisë. Forcat RENEA kanë përdorur negociatat për të bërë të mundur daljen e tyre nga vendi ku ishin fshehur. Pas disa orësh negociatash dhe në rrethim të plotë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tyre.

TË ARRESTUAR- Vijon operacioni për kapjen e personave që qëlluan mbi policinë në Lazarat. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka ndaluar tre të rinj që dyshohen të jenë bashkëpunëtorë në vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Ndërkohë, mesditën e sotme në polici u shoqërua dhe një tjeter shtetas. Burime nga policia sqarojnë se në orën 05:00 u ndaluan Klodian Selimi 19-vjeç, Elvis Boci 19 vjeç dhe Dervish Gaba 20 vjeç, te tre banues ne Lazarat. Personi i katërt i shoqëruar është Dritan Shurdhin, banues në këtë fshat. “Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit e mësipërm pasi dyshohet se këta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë,”- bëhet me dije nga policia. Më tej sqarohet se ndalimi i të rinjve u bë për veprat; Vrasja e punonjësit të policisë,në bashkëpunim, tentative si dhe prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Rreth orës 17:33 forcat e RENEAS dhe ato të FSHN-së po vijojnë kërkimet me helikopter për kapjen e pjesëtarëve të grupit të zjarrit, të cilët u shpallën në kërkim, pasi akuzohen se qëlluan në drejtim të forcave të rendit. Mësohet se kërkimet janë shtrirë brenda dhe jashtë Gjirokastrës. DY NGA TE ARRESTUARIT SHTROHEN NE SPITAL Ndërkohë burime për News 24 bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit për ngjarjen në Lazarat kanë përfunduar në spitalin e Gjirokastrës. Dervish Gaba i cili u kap mbrëmë nga policia ndodhet në repartin e kirurgjisë, ndërsa Elton Proko në urgjencën e spitalit. Por lidhur me rastet, as familjarët e të shtruarve dhe as bluzat e bardha nuk kanë dhene detaje rreth arsyes pse përfunduan në spital apo rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

*informacion i bazuar nga balkanweb.com dhe Policia e Shtetit

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =