ARRSH nofton hapjen e aksit Elbasan-Tiranë - Arbëria News

ARRSH nofton hapjen e aksit Elbasan-Tiranë

Pas rrëshkitjeve shkëmbore të ndodhura ditët e fundit, që bënë bllokimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan, ARRSH dhe policia rrugore njoftojnë se nga dita e sotme kjo rrugë është hapur për kalimin e automjeteve.

Sipas tyre nuk do të jetë e nevojshme që qarkullimi i makinave të vijoj nga Krraba, por mund të përdorin bypass-in. Gjithashtu është vendosur dhe sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të ARRSH-së dhe policisë për udhëzimin e drejtuesve të mjeteve.

ARRSH dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje qytetarëve që do të përdorin këtë aks të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 4 =