Arsyeja e errët pse pornostaret vazhdojnë të vdesin  - Arbëria News

Arsyeja e errët pse pornostaret vazhdojnë të vdesin 

Kush do të besojë një yll pornoje e cila thotë se ajo është përdhunuar?

Kjo pyetje nxjerr në pah heshtjen që vuajnë këto gra, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë probleme  në shëndetin e tyre mendor.

Katër artiste të reja janë gjetur të vdekura që nga nëntori 2017, më së fundi Olivia Nova, 20 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Las Vegas më parë këtë javë, shkaku i vdekjes së saj është ende i pakonfirmuar.

Nova kishte filluar karrierën e saj në mars 2017, dhe repertori i aktores përfshinte filma me Brazzers, Naughty America, FTV Girls, Sensations New dhe Digital Sin.

Shyla Stylez, nga Kanadaja, vdiq në nëntor në moshën 35-vjeçare, kur ajo vdiq papritur teksa flinte gjum.

Ames, 23 vjeç, vdiq më 5 dhjetor. Ames, emri i të cilës ishte Mercedes Grabowski, vdiq nga shkaqe të panjohura, edhe pse një mik i ngushtë i tha Hollywood Life se ajo kishte vrarë veten pas një beteje me depresionin.

Yuri Beltran vdiq në moshën 31 vjeç më pak se dy javë pas Ames, më 14 dhjetor. Ajo u gjet e vdekur nga një mbidozë e drogës.

Çështjet e shëndetit mendor kanë qenë gjithmonë një problem i madh në botën pornografike, por numr i fundit i vdekjeve të këtyre interpretueseve të reja të pornografisë ngre pyetje serioze për mënyrën se si trajtohen gratë në këtë industri./CityNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − ten =