ARTAN HOXHA: EKZEKUTORËT NË SHKODËR JANË VRASËS ME PAGESË - Arbëria News

ARTAN HOXHA: EKZEKUTORËT NË SHKODËR JANË VRASËS ME PAGESË

Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz në Shkodër ku mbeti i vrarë, Fatos Ferracku dhe u plagos Fatmir Mehaj.

“Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar” shkruan ndër të tjera Hoxha.

Statusi i plote:

Shkodra eshte goditur serish nga nje vrasje e ndodhur ne nje nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrare Fatos Ferracaku dhe eshte plagosur Fatmir Mehaj.

Te dhenat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, nje njeri pa asnje problematike ne te shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018″>2018, ne zonen e Livadheve…

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018″>2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper.

Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti.
Pergjigja qe mora ishte:”Kriminelet kokat hengshin”…

Por atentati i 1 shtatorit 2018″>2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem….

Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar…

Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, “mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem”…

/lajmifundi.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 13 =