Arti shqiptar në Bienalen e Sarajevës - Arbëria News

Arti shqiptar në Bienalen e Sarajevës

Në prill të vitit 2015, patient Shqipëria do të përfaqësohet në një eveniment të rëndësishëm  të artit bashkëkohor për rajonin. D-0 Ark Underground është projekti i Bienales që do të zhvillohet në Bosnjë & Hercegovinë, në një bunker anti-bërthamor, ndërtuar gjatë viteve 1970. Ai do të vihet në zbatim në bashkëpunim me ministritë e kulturës të Republikës së Serbisë, Malit të Zi, Republikës së Kroacisë, Republikës së Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës, nën patronazhin e UNESCO-s. Shqipëria, së bashku me Austrinë janë dy vendet partnere në edicionin e tretë të D-0 ARK Underground.

Në Bienale do të mbahen performanca të artistëve dhe historianëve të artit nga rajoni, kryesisht Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, pritet të promovohen vlerat dhe të ngrihen çështje të rëndësishme, si trashëgimia historike dhe identiteti kulturor, për të krijuar kushtet bazë për ekzistencën e një skene rajonale nëpëmjet shprehisë artistike në kontekstin e vlerave demokratike dhe evropiane.

Pra, qëllimi kryesor i këtij projekti është rikrijimi i lidhjeve të humbura në rajonin tone me anë të forcimit të dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e artit.

Në prezantimin e D-0 Ark Underground, ministrja e Kulturës , Mirela Kumbaro shprehu gatishmerinë për bashkëpunim.

“I bashkohemi këtij projekti që ka patronazhin e UNESCO-s. Kam kënaqësinë të them se edhe Ministria e Kulturës gjen qasje të njëjta me projektet e rajonit, pasi po ecën me të njëjtat ritme dhe filozofi, po përpiqemi të shfrytëzojmë objekte të së kaluarës të konceptuara për luftë, për ti kthyer në vende arti”- u shpreh në fjalën e saj ministrja Kumbaro.

Ndërkaq Edo Hozi?, Drejtor i Projektit të Bienales u shpreh se “ Jemi shumë të lumtur që Shqipëria dhe Austria do të jenë partner për këtë edicion. Ata do ta bëjnë më të fortë projektin tonë. Ju kujtoj se bunkeri i mbyllur, një histori për epokën e Luftës së Ftohtë ka patur në edicionet e mëparshme rreth 44.000 vizitorë, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme të artit bashkëkohor”.

Kuratorja për Shqipërinë në këtë eveniment do të Adela Demetja, e cila do të bashkëpunojë me Galerinë Kombëtare të Arteve për të bërë përzgjedhjen për këtë pjesëmarrje të rëndësishme të Shqipërisë në Bienalen e Sarajevës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 15 =