Atentatet me tritol në Tiranë, 6 të shoqëruar, 2 në kërkim - Arbëria News

Atentatet me tritol në Tiranë, 6 të shoqëruar, 2 në kërkim

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të dyshuar se kanë lidhje me shpërthimet me tritol të ndodhura me 10 shkurt në Tiranë, malady ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mësohet se shoqërimi i tyre në Drejtorinë e policisë në kryeqytet është bërë gjatë orëve të natës së kaluar.
Në mesin e të ndaluarve janë dhe dy kushërinj të Emirjon Gjutës, Muhajdin e Pajtim Gjuta. Emirjon Gjuta, është djali nën identitetin e te cilit ishin regjistruar kartat telefonike nga u komanduan shperthimet.
Dy kushërinjtë e Gjutës janë marrë në pyetje nga dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe hetues të Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit.
Ende nuk dihet se çfarë dy të ndaluarit kanë deponuar pranë policisë, por sipas hetuesve dhe hetimeve paraprake dyshohet se shoqërimi i tyre në polici është bërë për të hedhur dritë mbi ngjarjet e bujshme në Tiranë.
Janë shpallur në kërkim Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të cilët dyshohen se kanë lidhje të forta me personat e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në policinë e Tiranës.
Vladimir Gjuta ka qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për goditjen e një efektivi të policisë rrugore në dhjetor të vitit të kaluar dhe nga ajo kohë mbahen nën survejimin e policisë.
Ndërkaq me 16 shkurt gjykata vendosi dy javë arrest me burg për 24-vjeçarin Emirjon Gjuta.
Kjo sipas Prokurorisë do të jetë koha e mjaftueshme për të përcaktuar rolin e të pandehurit Gjuta në tre episodet e ndodhura në Tiranë brenda pak orëve.[/vc_column_text][vc_single_image image=”5430″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =