Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci

Darko Butigan, avokat i Morinës, ka konfirmuar për “BIRN” se Ballist Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci, për të shmangur ekstradimin në Serbi.

Drone with the map of Greater Albania flew on the match in Belgrade in 2014. Photo Beta 640

“Unë mund të konfirmoj se ai aplikoi për azil politik në Kroaci, sepse ai mendon se nuk do të ketë një gjykim të drejtë në Serbi,” tha avokati.

Pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi për ekstradimin e tij në Serbi, Butigan apeloi çështjen në Gjykatën Supreme.

“Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj,” tha Butigan.

Në 11 gusht, një gjykatë e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =