Balotelli e pranon :"E drejtë mungesa e grumbullimit. Do të fitoj Topin e Artë" - Arbëria News

Balotelli e pranon :”E drejtë mungesa e grumbullimit. Do të fitoj Topin e Artë”

4 vite më parë dopieta e tij ndaj Gjermanisë solli buzëqeshje në Itali. Tanimë flet si një tifoz përpara televizorit :”Mëvjen keq që s’jam në Francë por kështu duhet të shkonte. Conte bëri mirë”

Mario-Balotelli-600x358

Montolivo , top i gjatë për Mario Balotelli , goditje e fortë në trekëndëshin e largët të portës dhe festim si Hulk :”Kur e pash topin të shkonte kërcyeshë , instikti më tha : godite me trinë , nëse ta kap mirë portieri as nuk do t’a shohi fare”

Ndodhi kështu në dy vite nuk isha në nivelet e mia. Probleme fizike , probleme të tjera , por nuk isha vetja ime. Conte ka bërë mirëqë nuk ka marrë mua dhe ka marrëlojtar të tjerë. Edhe unë të njëjtën gjë do të bëja. Më vjen keq që sjam në Francë por kështu duhet të shkonte.Njerëzit që më ndalojnë dhe më thonë që Conte duhet të merrte mua në Francë unë u them: Balotelli i vërtetë do të grumbullohej , Ventura apo cdo trajner tjetër ndërsa Balotellin e sotëm jo.”

Nga 0 në 10 , unë  u ndala në 5 , por ngadalë-ngadalë tek 10 do të arrij. Sepse unë dua të arrij aty. Do të fitoj topin e artë. E kuptoj që këto dy vite duhet të arrija tek 10-ta por ndenja tek 5-sa. E kuptova që nuk bëra dhe jam gati për ta rregulluar këtë. Nuk dua ta mbyll karrierën plot pishmanllëqe. Para dy vitesh e dija se cfarë kisha. Po bëja shumë mirë isha i lumtur. Në mendje skisha të përmirësohesha mendoja se ishte mjaftueshëm aq. Nga dy vite derimë sot kam punuar shumë fort edhe pse nuk kanë ardhur rezultatet. Jam i vetdijshëm por i qetë , kam kaluar nga kështu në ashtu”

Balotelli është një personazh i krijuar nga mediat : ai që qesh ose nuk qesh , bën dicka të madhe , humbet një penallit , nuk feston. Kritikohet nga ata që e shohin që luan”

Mario është një person tjetër. Një djalë 25 vjecar që nuk mund të ketë një jetë normal , por e provon.”

Dy vite më parë i thashë Minos që nuk dua të luaj mëme kombëtaren. Nuk është e dretjë.Unë kam lindur në Itali , i rritur këtu dhe nuk kam qënë kurrë në Ganë. Se kuptoj këtë racizëm”

Nuk kam pasur marrëdhënie të keqe me asnjë trajner përvec me Rodgers ai ishte një shkatërrim. Mancini? Isha 19 vjec , pas një ndërhyrje ndaj një shoku të skuadrës ai u nxeh  , më tha se rrezikoja ta dëmtoja keq atë. Mou? Nuk më futi në finalen e Champions por nëse do të futesha e dija që do të shënoja.

Shpresoj tek Liverpool. Milan më la të ikja. Besoj se nuk do të ketë më një Mario’s back again”

/Lefter Çipa

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 10 =