Bankat greke mbyllin dyert, Cipras bën thirrje që qytetarët ta ruajnë qetësinë - Arbëria News

Bankat greke mbyllin dyert, Cipras bën thirrje që qytetarët ta ruajnë qetësinë

Të gjitha bankat greke, medications duke filluar nga dita e nesërme, do të mbyllen. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i bankës “Piraeus”, pas takimit emergjent pasditen e sotme me Këshillin e Stabilitetit Financiar në vend.

Menjëherë pas vendimit, Kryeminsitri grek, Aleksis Cipras doli në një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur se, bankat qendrore greke do të ushtrojnë kontrollin e kapitalit.

Cipras fajësoi Bankën Qendrore Europiane dhe institucionet e tjera, për përpjekjet e tyre për të kundërshtuar referendumin demokratik, për të cilin ai vendosi të mbahet të dielën e ardhshme. Sipas Cipras, kjo është një “fyerje” që po i bëhet demokracisë evropiane. Ndërkaq, ai bëri thirrje që qytetarët ta ruajnë qetësinë, duke theksuar se depozitat bankare janë të sigurta.

Ai ka shtuar se ka përsëritur kërkesën për një zgjatje të borxhit, përtej afatit të 30 qershorit. Sipas tij,  kjo do t’i jepte BQE-së të drejtën për të rikthyer emergjencën e likuiditetit.

Aleksis Cipras gjatë konferencës televizive

Sipas raportimeve të fundit, qyetarët grekë po vijojnë të qëndrojnë në radhë për të tërhequr paratë e tyre nga bankomatet.

Banka Qendrore Europiane deklaroi sot se nuk do të ofrojë fonde emergjente për bankat greke. Data 30 qershor është afati i fundit që Greqia t’i paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar shumën prej 1.6 miliardë eurosh.

Pa fonde të reja emergjente, Greqia rrezikon falimentimin dhe rrezikon të dalë nga zona euro. Pas vendimit të BQE-së, tashmë vendi ndodhet përballë një presioni të shtuar, një ditë pas vendimit të Kryeministrit Aleksis Cipras për mbajtjen e një referendumi për t’u thënë “jo” propozimeve të kreditorëve.

“The Guardian” publikon disa foto të ministrave, para mbërritjes së tyre në takimin e mbrëmjes së sotme. Në to duket ministri grek i Financave, Janis Varufakis dhe zv.ministri i Jashtëm për Lidhjet Ekonomike Ndërkombëtare, Euklid Cakalotos.

Ndërkohë gazetarët janë mbledhur jashtë selisë së Kryeministrit, për të pritur përfundimin e takimit emergjent të kabinetit “Cipras”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − seventeen =