Basha: 27 janar, mesazh kundër kapjes politike të drejtësisë - Arbëria News

Basha: 27 janar, mesazh kundër kapjes politike të drejtësisë

Lulzim Basha deklaroi se nuk mund të ketë Shqipëri në Europë kur drejtësia nuk ndëshkon krimin dhe korrupsionin. Në Kurbin kreu demokrat tha se pjesëmarrja në protestën e 27 janarit është mesazhi i shqiptarëve kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama.

 “Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

Sipas Bashës, kryeministri po bën gjithçka që të dështojë projektin e drejtësisë.

“I tmerruar nga drejtësia e pakapur politike, Edi Rama po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t’i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratike, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë.”, u shpreh ai.

Bash u kërkoi demokratëve të sqarojnë derë më derë shqiptarët se është aleanca e qeverisë me krimin, arsyeja pse ata janë më të varfër, paguajnë më shumë taksa, shërbimi shëndetësor është përkeqësuar, ndërsa me arsimin e fëmijëve po bëhen ekspeirmente, deklaroi Basha.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =