Bazhdari: Shkodra është qytetet i varfër, arsyeja, ka qenë mungesa e alternativave - Arbëria News

Bazhdari: Shkodra është qytetet i varfër, arsyeja, ka qenë mungesa e alternativave

Kandidatja e koalicionit të majtë, website ASHE për kryetare të Bashkisë së Shkodrës, sales Keti Bazhdari ka qenë sot në emisionin “Koha për tu zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha, mind ku ka shpalosur disa nga pikat e saj të programit, duke e vënë theksin tek punësimi. Bazhdari tha se Shkodra është një nga qytetet më të varfra në vend dhe arsyeja sipas saj ka qenë mungesa e alternativave. Kandidatja e ASHE deklaroi se me rotacionin politik, Shkodra do të ketë shërbime të gjithanshme për tu zhvilluar në të gjitha drejtimet. Ajo tha se shfrytëzimi i resurve të Shkodrës do të rrisë edhe punësimin.

“Nëse ne nuk shfrytëzojmë resurset tona por marrim të gatshme ngushtohet mundësia për punësim. Një shembull është biznesi fason. Duhet të shihet se sa mund të rrisë turizmi numrin e të punësuarve. Duhet të kërkojmë zgjatjen e kohëqendrimit të turistëve”, tha Bazhdari.

Në lidhje bashkëpunimin me komunitetin, ajo tha se dallimet që kishin ndarë deri dje zonat e ndryshme të Shkodrës do të përdoren si tipare.“Komuniteti e ka pritur shumë mirë ftesën për bashkëpunim. Bashkia e re e Shkodrës ka disa tipare të veçanta. Nëse dikur këto tipare janë përdorur si dallime edhe politike ne do ti trajtojmë ndryshe, duke filluar që nga tradita, karakteristikat e zonës, për ti ndërthurur”, u shpreh ajo.

E pyetur nga gazetari Hoxha në lidhje me bindjen që ekziston se Shkodra është shumë e djathtë, Bazhdari deklaroi se është mungesa e përplasjes së alternativave që e ka lënë këtë qytet të varfër. Ajo tha se Shkodra është shumë e pasur nga ana kulturore dhe shpirtërore por kjo nuk është përkthyer në pasuri ekonomike.

“Shkodra është shumë e varfër. Jo në shpirt në traditë, por ekonomikisht. Për këtë arsye duhet parë se ku qëndron problemi që kjo pasuri shpirtërore, kulturore nuk është përkthyer në një pasuri ekonomike. Në Shkodër ka ndikuar jashtëzakonisht keq indoktrinomi. Kemi gjetur një terren, ku në një periudhë të gjatë 50-vjeçare është parë si një terren armik, si një terren që nuk bindet. Në këtë pikë, pasi viteve ‘90 e gjithë kjo, u keqpërdor nga një drejtues i një force politike që në vend ta orientonte nga demokracia e vërtetë, çlirimi nga ideologjitë, u injektua edhe më shumë helm. Dëmi më i madh që mund ti bëhet një populli është mbjellja e një ideje. Dhe kjo ka shkaktuar këtë varfëri në Shkodër. Kjo bëri që të krijohet prapë një ndarje lufte klasash, një ndjesi e një konkurrence jo të pastër. Mungesa e zgjedhjes, e përplasjes së alternativa e ka lënë Shkodrën në vendet më të varfra”, tha Bazhdari.

Kandidatja e majtë foli edhe për bujqësinë, për të cilën tha se është i nevojshëm bashkimi i fermerëve. “Është e nevojshme të diskutohet për ndërhyrjet që duhet të bëhen në zonën rurale. Edhe në bujqësi, ku ka qeverisur e djathta ka pasur subvencione por nuk kanë patur ndonjë ndikim dhe impakt tek ekonomia e zonës. Ne e shohim bujqësinë me një frymë sipërmarrjeje. Dhe frymë sipërmarrjeje është bashkimi i fermerëve”, u shpreh ajo.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + eleven =