BE dhe SHBA: Në 11 gusht të miratohen ligjet për Reformën në Drejtësi - Arbëria News

BE dhe SHBA: Në 11 gusht të miratohen ligjet për Reformën në Drejtësi

Pas miratimit të reformës në drejtësi, advice BE së bashku me Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë kërkuar që të miratohen sa më shpejt  miratimin sa më te shpejtë ligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Vetingun. Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

“Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.
Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor” thuhet në njoftimin për mediat.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 18 =