BE, fonde shtesë për problemin e emigrantëve - Arbëria News

BE, fonde shtesë për problemin e emigrantëve

auto_58991443168047

Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka njoftuar plane të reja financimi për të trajtuar fluksin masiv të imigrantëve në Europë sivjet.

Junker thotë se fondi do t’u shtohet 9.5 miliardë eurove të përcaktuara tashmë për të përballuar situatën:

“Sot po shkojmë edhe më tej: 100 milionë më shumë, ky është propozimi i Komisionit për ndihmë emergjente për shtetet anëtare më të prekura; 600 milionë më shumë për agjencitë evropiane në vitin 2016, 200 milionë më shumë për Programin Botëror të Ushqimit në vitin 2015, 300 milionë më shumë për ndihmë humanitare në vitin 2016 dhe fonde të tjera për të stabilizuar fqinjët tanë.”

Propozimi është paraqitur përpara një samiti emergjent të udhëheqësve të Bashkimit Europian në Bruksel.

Ai është bërë vetëm një ditë pasi ministrat e brendshëm të BE-së miratuan një plan për të shpërndarë 120 mijë refugjatë të tjerë nëpër vendet e ndryshme anëtare. Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 10 =