Befasojnë mjekët psikiatër, 8 mijë njerëz në vit kërkojnë mjekim për të luftuar depresionin - Arbëria News

Befasojnë mjekët psikiatër, 8 mijë njerëz në vit kërkojnë mjekim për të luftuar depresionin

Mjekët psikiatër pohojnë se numri i personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor është dyfishuar për më pak se një vit. Vetëm në Poliklinikën Qendrore në Tiranë janë paraqitur mbi 8 mijë njerëz që kërkojnë mjekim.

Ne në numrin e regjistrit tonë jemi sot rreth 8 mijë persona që janë paraqitur për të marrë shërbim. Në vitin e kaluar, gjatë këtij 10 mujori ka 4 mijë të paraqitur”, shprehet Arjana Rreli, psikiatre.

Shoqëria shqiptare po përjeton probleme të thella të shëndetit mendor. Fakti që janë tabu bën që ne të shohim vetëm një të shtatën e ajsbergut, pohojnë mjekët psikiatër. Sipas tyre, në 2020, depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë sëmundje kardiovaskulare.

Pavarësisht shumë fushatave ndërkombëtare dhe kombëtare sensibilizimi që synojnë ta trajtojnë shëndetin mendor si çdo sëmundje tjetër, rezultatet janë modeste. Shumë i mbajnë këto sëmundje i mbajnë sekret edhe nga familjarët më të afërt, por e mbijetuara e shqiptarëve të sulmeve të Nice-s duket se ka vendosur ta mund edhe stresin që ato ngjarje i lanë.

“Siç mjekohet stomaku, siç mjekohet zemra edhe truri duhet të mjekohet”, shprehet shqiptarja e mbijetuar e sulmeve në Francë.

E.M

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =