Berisha kërcënon hapur Ramën: O peshku i madh, bëhu gati për birucë - Arbëria News

Berisha kërcënon hapur Ramën: O peshku i madh, bëhu gati për birucë

Ish-Kryeministri Berisha gjatë debateve në parlament ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se rrethi po i ngushtohej dhe se do të shkonte në birucë për krimin monstruoz që i kishte bërë vendit.

Gjithashtu Berisha i ka pëmendur dhe takimin e tyre të vitit 1991.

“T’i përgjigjesh një njeriu, – tha Berisha, –  që në çdo fjalë që nxjerr është gënjeshtër, nuk është racionale. Po të them tre gjëra: po të ngushtohet rrethi dhe po ecën drejt vendit, atje ku e ke, në një birucë fare të mirë ku e meriton për gjëmën që i bëre Shqipërisë. Ti je “peshku i madh”, ti duhet të mbash përgjegjësinë më të madh për krimin monstruoz që i ke bërë këtij vendi.

Fole për një miting të datës 10 janar 1991. Memoria ime është memoria ime. Ëhstë e vërtetë që ke ardhur me dy vetë siç përmende, pro çfarë më tha?!

“Unë nuk flas kështu si ti, butë, unë i kam të ashpra”, tha.

“Po çfarë do të thuash ti? – i thashë unë?”

“Unë do të them – tha, – që në çdo shtyllë duhet të varet një komunist. Duhet të varet një anëtar i Komitetit Qëndror.”

“Thuaje , – i thashë. – po mos harro të varësh babën tënd!”

“Do ta them edhe për atë!”

Ia dhashë fjalën. Fol këtu! Kjo ka qënë e vetmja bisedë! Ia dhashë fjalën!

E treta…E dëgjuar vetë o mjekë, o inxhinjerë, o punëtorë, o arsimtarë se çfarë tha: “janë rritur rrogat në 4 vite më shumë se në 8 vite të shkuara!”. Mendoj se çdo koment tjetër para kësja deklarate, do të ishte humbje kohe dhe e tepërt! Mashtrim , mashtrim dhe vetëm mashtrim!”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − five =