Berlusconi thumbon Mihajlovic: Mësoji lojtarët të fitojnë - Arbëria News

Berlusconi thumbon Mihajlovic: Mësoji lojtarët të fitojnë

Duket se trajneri Mihajlovic po përjeton një situatë të vështirë tek Milan dhe kjo jashtë fushe. Edhe pse në javën e fundit kuqezinjtë fituan ndaj Frosinones me rezultatin 2-4 në transfertën ndaj Frosinones, information pills presidenti Silvio Berlusconi sërish nuk ka mbetur i kënaqur me punën e trajnerit. “Cavalieri” vazhdon të jetë dyshues për atë që mund të arrijë ekipi i tij edhe pas plot 150 mln eurove të shpenzuara në merkato. Ai i ka telefonuar trajnerit serb me rastin e krishtlinjeve ku i thoshte:

Sinisa Mihajlovic
Sinisa Mihajlovic

“Mësova që keni takuar lojtarët e Milanit në Fuggia para ndeshjes me Frosinonen. Shpresoj t’u kesh mësuar lojtarëve se si fitohet. Ju jeni me fat që keni Peppe Incocciati (ish sulmues i Milanit) si profesorin tuaj. E di që në futboll mund të humbasësh 2-3 ndeshje radhazi dhe për t’u rikthyer tek fitorja duhet të luftosh shumë”, ishin fjalët e Berlusconit. Deri në fundin e sezonit, çdo ndeshje e Milanit për trajnerin kuqezi do të jetë një test.

Burimi: Minuta 90

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =