Besimtarët katolikë kremtojnë ngjalljen e Krishtit - Arbëria News

Besimtarët katolikë kremtojnë ngjalljen e Krishtit

catholic-church

Besimtarët katolikë kanë kremtuar në mesnatë ngjalljen e Krishtit, ed festë kjo që konsiderohet si më e rëndësishmja në kalendarin liturgjik për besimtarët e krishterë dhe përbën themelin e besimit të tyre.

Në Tiranë, mesha e shenjtë është mbajtur në Katedralen e “Shën Palit”, e drejtuar nga imzot Xhorxh Frendo. Në fjalën e tij, imzot Frendo bëri thirrje për më shumë dashuri, paqe e ndihmë për njëri-tjetrin, duke sjellë shembullin e Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për njerëzimin.

Ashtu si çdo vit, Katedralja katolike ishte e mbushur me qindra besimtarë, të cilët sapo mbërriti mesnata uruan njëri-tjetrin me lajmin se Krishti u ngjall.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 3 =