Biblioteka “Apostol Meksi” drejt dixhitalizimit - Arbëria News

Biblioteka “Apostol Meksi” drejt dixhitalizimit

Pas bibliotekës kombëtare, this duket se do të jetë biblioteka e qytetit të Gjirokastrës ajo që do të dixhitalizohet.

Kryetari i bashkisë së qytetit Flamur Bime bëri të ditur se nëpërmjet një projekti të BE-së tashmë të miratuar  dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor, të gjithë titujt  librave të bibliotekës do të dixhitalizohen. Bime tha se ky projekt do të jetë një hap shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm  për modernizmin e shtëpisë më të madhe të librit në qytetin e Gjirokastërs. Veç dixhitalizimit projekti parashikon edhe rikonstruksionin e përgjithshëm të godinës e cila aktualisht është e dëmtuar  në disa elementë të saj.

Biblioteka e Gjirokastrës numëron rreth 100 mijë tituj librash të autorëve vendas dhe të huaj. Në këtë bibliotekë gjenden edhe disa kopje në gjuhën shqipe të “Mesharit të Gjon Buzukut”.Biblioteka e Gjirokastrës është një ndër qëndrat më të frekuentuara të dijes, jo vetëm nga lexuesit e qytetit, por edhe nga studentë e universitetit “Eqerem Cabej”.

Nga: Ismail Xhaferi 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 4 =