EKSKLUZIVE/ Biblioteka Kombëtare ngatërron datëvitin e themelimit - Arbëria News

EKSKLUZIVE/ Biblioteka Kombëtare ngatërron datëvitin e themelimit

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”63422″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Të dielën Biblioteka Kombëtare ka festuar, hospital sikurse u publikua zyrtarisht, 95 vjetorin e themelimit të saj, nëpërmjet një ceremonie ku pjesëmarrej edhe kryeministri Edi Rama.

E diela shënonte 20 dhjetor 2015, çka sipas organizatorëve, por edhe kumtuesve të këtij eventi, është edhe data kur nëntëdhjetë e pesë vite më parë, pra në 20 dhjetor 1920, i bie të ketë çelur portën e munguar deri atëherë Biblioteka Kombëtare shqiptare, një ndër institucionet më të rendësishme të një shteti.

Kështu del llogaria nëse do të kemi pikë referimi ceremoninë e festës së të dielës, që e nderoi me pjesëmarrje dhe Kryeministri, i cili në shenjë vlerësimi dhe respekti i dorëzoi Drejtueses së re të Bibliotekës një fotoalbum me pikturat e veta. Mirëpo a është vërtetë kështu?

Gjatë një investigimi verifikues “Arberia News” konstatoi se ka një ngatërresë datash e vitesh në këtë mes, sipas të cilës i bie që ceremonia themeluese e Bibliotekës duhej të ishte zhvilluar në datën 10 dhjetor 2015 dhe jo në 20. Por edhe që ky institucion të jetë themeluar njëherë në vitin 1920 dhe sërish dy vite më pas, në vitin 1922.  Një realitet ky që të shfaqet nëse do ti referohesh faqes “Wikipedia”( Enciklopedia e lire) të Bibliotekës ku do të lexosh ndër të tjera edhe versionin zyrtar, të publikuar sipas teksti të mëposhtëm: / Xh.SH./ Arberia News/

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
Shteti Shqipëria
Themelimi 1920 (inagurimi 10 dhjetor1922)
Vendndodhja Ndërtesa e re: Sheshi Skënderbej,Tiranë
Ndërtesa e vjetër: Rr. “George Bush”, Tiranë
Artikuj të koleksionuar libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase,
Madhësia mbi 1 milion
Drejtori Aurel Plasari
Uebfaqja www.bksh.al

  [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =