Bien interesat e bonove të thesarit - Arbëria News

Bien interesat e bonove të thesarit

Pas lajmeve se financat do të dalin në tregun e jashtëm për të kërkuar borxh, ampoule interesat e bonove të thesarit kanë shënuar rënie për herë të parë pas mëse tre muajsh në ankandin e sotëm.
Sipas rezultateteve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, pilule për bonot 12 mujore, shuma e kërkuar për shitje ishte 11 miliardë lekë. Pothuajse e gjithë shuma u sigurua, ndërsa yield-I (interesi) mesatar i ponderuar zbriti në 3.57%, nga 3.6% në ankandin e mëparshëm.

Për bonot 3 mujore shuma e pranuar ishte 3.9 miliardë lekë, sipas planit, nga 5.4 miliardë lekë që ishte kërkesa. Yieldi mesatar i pranuar ishte 3.09%, nga 3.17% në ankandin e mëparshëm.
Muajt e fundit u vu re një rritje e interesave të bonove të thesarit si rrjedhojë e tërheqjes së bankave nga blerja e letrave me vlerë të qeverisë, teksa mëmat sinjalizuan bankat e mëdha se kishin arritur ekspozimin maksimal në këtë treg.

Kjo i ka detyruar financat të kërkojnë 250 milionë euro në tregun e jashtëm, me synim uljen e varësisë në tregun e brendshëm, varësi që sipas FMN-së pëbën një nga rreziqet e ekonomisë shqiptare./Monitor

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =