Bisedimet mes dy Koreve, presidenti koreano-jugor: Meritë e Trumpit   - Arbëria News

Bisedimet mes dy Koreve, presidenti koreano-jugor: Meritë e Trumpit  

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in i njohu meritën presidentit Donald Trump për të ulur në tryezën e bisedimeve vendin e tij dhe fqinjët veriorë.

 Në fjalimin e tij për Vitin e Ri në Seul, presidenti i Koresë së Jugut tha se është i gatshëm të takohet personalisht me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, në të ardhmen, ndërsa kërkoi çarmatimin e kushërinjve komunistë nga armët bërthamore.

“Nuk duhet të ketë sërish luftë në gadishulin e Koresë. Qëllimi im është ta zgjidh problemin bërthamor të Koresë së Veriut dhe të përforcoj paqen”, deklaroi Moon.

Të martën, pas një dite të gjatë negociatash në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve, Peniani ra dakord të dërgojë një ekip në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut dhe të nisë bisedimet me Seulin për lehtësimin e tensioneve ushtarake.

Presidenti koreano-jugor Moon përgëzoi personalisht Trumpin për këtë, e tha se homologu i tij amerikan kishte dhënë një kontruibut shumë të madh për realizimin e bisedimeve.

Sigurisht që presidenti Trump nuk është nga ata që pret përgëzimet e të tjerëve, por që më herët në “Twitter” shkroi se bisedimet mes Koreve ishin meritë e qëndrimit të tij të ashpër dhe angazhimit të të gjithë fuqisë amerikane në këtë kuadër.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 1 =