Bllokimi i 12 fëmijëve në shpellë, vdes zhytësi gjatë oreracionit të shpëtimit - Arbëria News

Bllokimi i 12 fëmijëve në shpellë, vdes zhytësi gjatë oreracionit të shpëtimit

Lajmi i bllokimit të 12 djemëve të një ekipi në një shpellë në Tajlandë, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, pasi kanë kaluar pothuajse 2 javë dhe nuk akoma nuk dihet fundi.
Mediat njoftojnë se një ish-zhytës i marinës në Tajlandë ka gjetur vdekjen ndërsa ka marrë pjesë në përpjekjet për të shpëtuar 12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit i bllokuar në një shpellë të përmbytur në Tajlandë.

Saman Gunan humbi vetëdijen në rrugën e tij jashtë kompleksit të shpellës Tham Luang, ku ai kishte dhënë furnizime.

“Puna e tij ishte të jepte oksigjen, por nuk kishte mjaft për të shkuar prapa”, tha një zyrtar.

Ai u nxor nga shoku i tij i zhytjes, por nuk mundi të ringjallej.

Saman Gunan kishte lënë marinën por u kthye për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =