Blushi: Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është fatalitet kombëtar - Arbëria News

Blushi: Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është fatalitet kombëtar

Ben Blushi ka thënë sot në Kuvend, cialis 40mg se shqiptarët janë duke u largua nga vendin, information pills pasi nuk kanë më shpresë.

Sipas tij, malady 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi, gjë që nuk ka ndodhur as me vendet e Afrikës.

Ai thotë se varfëria është shkaku kryesor për largimin e shqiptarëve.

Eksodi nuk besoja se do të përsëritej nga 1997 e këtej.

Nuk besoja se do kishte shqiptari në vitin 2015, kaq shumë arsye për të ikur.

Pse ikin më shumë se serbët, maqedonasit…më shumë se grekët që e kanë 25% papunësinë?

Ky parlament është një arsye…se edhe sot nuk u fol për ato, edhe sot bëmë garë kush ka zbuar më shumë nga Shqipëria, PD apo PS.

Në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë. Gjeni një vend në Afrikë, Lindjen e Mesme, Nigeri ka luftë por s’kanë humbur 1/3 e popullsisë.

Ka një arsye, qeverisemi shumë keq. 1 milionë banorë kanë ikur. Vetëm një arsye: Jetojnë keq!

Shqiptarët nuk persekutohen për shkak të fesë, por se janë të varfër, i persekutojmë për shkak të mungesës së pasurisë, je i varfër nuk shkollohesh, merr me pak pension, nuk fiton gjyqe.

Diskriminimi është standard i keq, po diskriminojmë të varfrit, për turpin tonë të përbashkët.

Asnjë luftë se ka tretur siç është tretur Shqipëria në 25 vjet.

S’është punë qeverie kjo? Gjithkush prej nesh duhet të kuptojë se kostot e atyre që ikin është më e madhe.

Nuk është punë qeverie, gjithkush duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është më e madhe, emigracioni ka kosto më të lartë, kështu nuk rregullohet papunësia, tokat nuk punohen, zvogëlohet tregu.

Nëse vazhdohet kështu për 20-30 Shqipëria mund të përgjysmohet për fat të keq.

Duhet të ndajmë kostot, kjo është emergjencë kombëtare.

Shqipëria po shpopullohet.

Shqiptarët nuk kanë shpresë dhe një ditë do vinë të na largojnë nga Kuvendi”, tha Blushi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 1 =