Bojaxhi takon studentët: Ndryshimi fillon nga një grup i vogël njerëzish, ''Ne-Tirana'' edhe pas 21 Qershorit - Arbëria News

Bojaxhi takon studentët: Ndryshimi fillon nga një grup i vogël njerëzish, ”Ne-Tirana” edhe pas 21 Qershorit

Kandidati i pavarur  Gjergj Bojaxhi ishte sot i ftuar në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës. Në fillim të takimit Dr. Gilman Bakalli u shpreh se kandidimi i Gjergjit si zgjedhje e qytetarëve të Tiranës është lajm i mirë dhe shpresëdhënë si dhe ai vlerësoi fushatën qytetare, about it transparente dhe me përmbajtje të Bojaxhi.

Duke folur për kandidimin e tij dhe për nismën “Ne Tirana”, medicine Bojaxhi u shpreh se ndryshimi fillon gjithmonë nga grupe të vogla që sfidojnë status quo-në dhe marrin kurajon për të ndryshuar pjesën e tyre të botës. Ai u shpreh i bindur se grupimi “Ne Tirana” do ta ndryshojë politikën jo vetëm deri në 21 Qershor por edhe më pas.

Duke u përgjigjur pyetjeve të studentëve, Bojaxhi u shpreh se shkaku i keqqeverisjes dhe problemeve të tjera që kalon Tirana dhe e gjithë Shqipëria është politik: sistemi i korruptuar dhe klientelist partiak që kushtëzon qeverisjen  në favor të interesave private dhe në dëm të interesit publik. ” I njëjti shkak dhe e njëjta situatë është edhe në qytetin e Tiranës.

Për këtë arsye,  theksi kryesor i fushatës dhe premtimeve tona ka qënë rrënjosja e klientelizmit dhe depolitizimi i plotë i Bashkisë së Tiranës. Nëse anshkalojmë këto probleme me natyrë politike dhe e kthejmë debatin në çështje teknike do jemi duke luajtur teatër, skenari i të cilit do të jetë njëri premton 5 fusha sportive, tjetri 7 e një tjetër 17″, tha Bojaxhi. Gjergj Bojaxhi u ndal gjithashtu mbi propagandën që po bëhet gjithandej për grumbullimin e pushteteve në një dorë.

Ai u shpreh se propaganda që Kryetari i Bashkisë duhet të kontrollojë këshillin bashkiak është jo vetëm propagandë antikushtetuese por edhe antidemokratike pasi këto dy institucione janë qëllimisht të pavarura dhe funksionojnë me parimin e kontrollit dhe balancimit të pushteteve. Bojaxhi u shpreh se e vetmja garanci që ne kemi për mirëqeverisje në Bashkinë e Tiranës është kushtetuta që ka sanksionon se Këshilli duhet të kontrollojë Kryetarin e Bashkisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + five =