Kandidati garues për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi merr kopistët, ish këshilltarë të Berishës, në stafin e tij elektoral - Arbëria News

Kandidati garues për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi merr kopistët, ish këshilltarë të Berishës, në stafin e tij elektoral

Tre ish anëtar të “Kopit” dhe ish-këshilltarë të ish-kryeministrit Sali Berisha janë bërë pjesë e stafit të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, view Gjergj Bojaxhi, remedy në garën elektorale të 21 qershorit 2015.
Neritan Sejamin, Adriatik Nurellari dhe Ermal Hasimja, të tre ish-këshilltarë të ish-kreut të qeverisë së djathtë Sali Berisha, i janë bashkuar fushatës së Bojaxhiut, fakt i cili evidentohet përmes një fotoje të postuar në facebook nga zyra e kandidatit për kryebashkiak.
Mbështetja e Bojaxhiut nga persona që dikur kanë qenë shumë pranë ish-kryeministrit Berisha duket se do të kthehet në problema për kandidatin e aleancës së djathtë për Tiranën, Halim Kosova.

Partia Demokratike ka humbur shumë nga mbështetësit e saj, e ku së fundi i ikën para zgjedhjeve 6 deputetë nga radhët e aletarëve për shkak të dështimit të aleancave parazgjedhore.  Arberia News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two − one =